Është vendim i partive se çfarë Qeveri do të formojnë pasi që zgjedhjet e 11 dhjetorit sollën rezultat jashtëzakonisht të ngushtë. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Xhejs Bejli në një intervistë për televizionin, Sitell, në të cilën ka shtuar se nëse sërish ka zgjedhje për një kohë të shkurtë, siç kërkon VMRO-DPMNE, kjo nuk do të garantonte rezultate të ndryshme nga ata të 11 dhjetorit, dhe dalje të vendit nga kriza.
“Ne kemi potencuar, sikurse ambasadorë tjerë dhe Komesari Han- nga perspektiva ynë, ajo që është me rëndësi është që Qeveria e re të punoj në zbatimin e reformave që janë notuar në Marrëveshjen e Përzhinos, listën urgjente të reformave nga Raporti i Pribesë, pra kjo është ajo që ne e presim nga Qeveria e re”, ka deklaruar Xhejs Bejli, Ambasador i SHBA-së
I pyetur në lidhje me qëndrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për vazhdimin e mandatit të PSP-së, Bejlli tha se kur është nënshkruar marrëveshja për formimin e PSP-së, askush nuk ka qenë i vetëdijshëm me sa material do të ballafaqohet ky institucion dhe se për këtë arsye komuniteti ndërkombëtarë angazhohet për vazhdimin e mandatit.
“Të kthehemi parapa dhe të shohim se kush ishte shkaku për formimin e PSP-së, e ajo ishte të sjellë përgjegjësi për përmbajtjet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara. Nuk jam i sigurt se kushdo qoftë atëherë ishte i vetëdijshëm për vëllimin e punës me të cilën do të ballafaqohet PSP-ja…dhe besojë se institucioni ballafaqohet me pengesa dhe bashkëpunim të vështirësuar poashtu”, ka shtuar më tej Bejli.
Sa i përket Platformës së Shqiptarëve, Bejli ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj atë ngase, si faktor i huaj nuk janë të interesuar për çfarëdo platforme, por janë të fokusuar në reformat në Maqedoni dhe kthimin e shtetit në rrugën euro- atlantike.
Bejli: Partive u takon të formojnë Qeveri, t’i… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico