Para pak çastesh ka filluar takimi i radhës mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së. Për dallim nga takimi i fundit që ishte në nivel të nënkryetarëve, kësaj radhe Ziadin Sela është në krye të delegacionit të Aleancës, i shoqëruar nga Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni, ndërsa BDI përfaqësohet nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.
Në këto takime, bisedohet rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni dhe mundësisë së jetësimit të asaj platforme. BDI-ja, si parit e parë ndër shqiptarët, fillimisht ka zhvilluar bisedime me VMRO-në, të cilat përfunduan pa sukses gjatë afatit të paraparë kushtetues kur Nikolla Gruevski nga VMRO-ja e kishte mandatin. Aktualisht, BDI është duke zhvilluar negociata me LSDM-në, ku temë kryesore raportohet të jetë gjuha shqipe.
Në këtë takim, ka qenë e ftuar edhe Lëvizja BESA, por nga kjo parti vazhdojnë të mbajnë qëndrimin se nuk kanë se çka të negociojnë më për platformën, sidomos me eksponentët e BDI-së.
Powered by WPeMatico