Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri minus gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej shtatë deri 14 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale.
Tempreatura e mëngjesit do të jetë deri minus 3, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë.
Deri të shtunën nëpër fushëgropa do të ketë kushte për dukuri të mjegullës së mëngjesit. Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, të cilat të dielën vendevende do të jenë me intensitet të matur. Në viset më të larta reshjet do të jenë të borës. Do të mbajë mot relativisht i ngrohtë, rënie të vogël të temperaturave ditore do të ketë të dielën dhe të hënën.