Urim SALIHU
Almiri është tretur, fati mizor e deshti të mos rritet.Të mbetet i përjetshëm me atë buzëqeshje prej fëmije.Almiri n’a dhemb të gjithëve.Atë e vrau një psikopat, një mizor, një shpirtprishur.
Në ekran mund t’a shihje gjatë mbajtjes së seancës se sa fytyrë krimineli kishte .Ai duket se nuk ka mëshirë njeriu, brenda shpirtit te tij jetojne demone.Boban Ilic ka marrë jetën e një njeriu jo vetëm të pafajshëm, por ka privuar nga jeta një fëmijë .Ai tha se ndjehet i pafajshëm.
Kjo t’i kall nervat derisa e dëgjon nga një njeri me dosje të më hershme kriminale.
Boban Ilic ky emër i urryer që ndali ritmet e zemrës së një jete të njomë thotë se është i pafajshëm dhe kjo të dërgon në dimensionet e hakmarrjes edhe nëse je njeriu më i qetë në botë.
Boban Ilic tani është para një sprove ose më saktë ka vënë në sprovë drejtësinë.
Nëse edhe kësaj rradhe drejtësia do mundohet të bishtërrojë, t’ia hedhë paqtë që nuk besojmë se do t’a bëjë, atëherë ky vend ka marrë fund. Atëherë cdokush mund të merr vendime personale dhe të bëjë cfarë të dojë me jetën e një tjetri, t’ia marr atë, dhe të jetojë ose pak i dënuar, ose të jetojë i lirë, të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur gjë.
Boban Ilic nga pamja duket se është një i pa mëshirë që meriton dënimin më të madh të mundshëm.Ndoshta edhe dënimi i përjetshëm është i paktë për të tillë njerëz.
T’i japësh vetëm ca vite burg, ai sërish një ditë do del dhe do merr jetë tjera njerëzish.
Drejtësia tani është në sprovë që Boban Ilicin ta bëjë që kurrë mos e sheh dritën e lirisë.
Ai nuk meriton të thithë ajrin e pastër bashkë me njerëzit e lirë që e duan jetën dhe luftojnë për të. Bobani i urryer nga gjithë ne, duhet të paguajë një cmim të madh dhe këtë nuk mund ta bëjmë ne që nuk kemi në dorë forcën e ligjit.
Duhet të paguajë sepse ia ndali jetën, ëndrrat një krijese të njomë dhe të kristaltë, të pastër si jeta e fëmijëve.
Drejtësia ka në dorë mundësinë që ta lehtësojë dhimbjen e familjes së Almirit që do vuajnë edhe ashtu gjithë jetën, derisa sa të mbyllin sytë.Ata që kanë parë vdekjen e fëmijëve kurrë nuk do t’i kenë më ditët e bardha.
Por dënimi për Bobanin do na jep forcë të besojmë edhe neve se megjithatë drejtësia di të triumfojë, di të dënojë rëndë kriminelët dhe vrasësit e pamëshirshëm, në të kundërtën drejtësia do vrasë shpresën e secilit nga ne.