Lidhja e Nxënësve Shqiptar organizon protestë në shenjë përkrahje për padrejtësitë që po i bëhen shtëpisë më të madhe botuese në trojet shqiptare “Logos-A”- Shkup
Protesta do të përmbajë:
-Fjalime,
-Ekspozitë me fotografi mbi të arriturat e kësaj shtëpie botuese gjatë 25 viteve të kaluara
-Deklaratë për shtyp
Vendi: Sheshi para Xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e vjetër
Dita: E SHTUNË
Data:18.02.2017
Ora: 13:30
Lidhur me këtë protestë për portalin Almakos, ka folur vet kryetari i Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë në Maqedoni, Amar Rexhepi. Sipas tij protesta në fjalë organizohet në mbështetje të shtëpisë botuese Logos-A me qëllim dëshmimin e vlerës së kësaj çerdhe të dijes, ku ka qenë dhe do të mbetet pjesë e pandashme e jetës bashkëkohore të çdo nxënësi dhe studenti në të gjitha trojet shqiptare.
“Nuk është lehtë të jetosh në një shtet, ku injoranca llogaritet sukses ndërsa dituria dhe libri llogariten luks, posaqërisht kur dihet edhe fakti që libri shqip dhe fjala e shkruar shqipe luftohen nga pushteti sikur të ishin armiqë shtetëror e jo vlerë bashkëkohore. Një sfidë e këtillë e ka kapluar Shtëpinë më të madhe botuese shqiptare, “Logos-A”, duke u bë cak i sulmeve kriminele nga pushteti i koreuptuar. Prandaj, në shenjë proteste ndaj veprimeve joligjore dhe kriminele të pushtetin si dhe në shenjë përkrahjeje të punës dhe veprimtarisë kombëtare dhe arsimore të Sh.B.”Logos-A”, Lidhja e Nxënësve Shqiptar organizon protestë që të dëshmojë se “Logos-A” dhe librat e shumtë të saj, jamë dhe do të mbeten pjesë e pandashme e jetës bashkëkohore të çdo nxënësi dhe studenti në të gjitha trojet shqiptare. Të mbrojmë këtë çerdhe të dijes.”, deklaroi për Almakos, kreu i LNSH-së, Amar Rexhepi.
Ndryshe ndaj sulmeve të pushtetit mbi shtëpinë botuese Logos-A kanë reaguar thuajse të gjithë personalitetet më me peshë nga gjitha trojet shqiptare.