Lëvizja Besa mbetet edhe më tej kozistente në qëndrimet e saj të shprehura në platformën Ridefinimi si dhe në platformën e përbashkët të partive shqiptare, por nuk do të lejojë të bie në lojra të tjerëve veprimet e të cilëve kohëve të fundit nuk mund t’i kuptojë askush. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, duke komentuar takimin e djeshëm të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët si dhe dokumentin e dorëzuar nga LSDM për të cilin tha se nuk ka arritur te Lëvizja Besa.
“Sa i përket qëndrimit të Lëvizjes Besa ne kemi qenë konsekuent dhe do të jemi deri në fund. Ajo që ne e kemi shënuar në platformën tonë Ridefinimi se jemi për zyrtarizim të shqipes, për barazi ekonomike, kulturore, integrim, i njëjti nënshkrim dhe I njëjti përkushtim i joni do të jetë edhe në çfarë do dokumenti tjetër qoftë. Për këtë arsye ne e pranuam atë deklaratë dhe do të jemi konsekuent kërkesave. Nuk është me rëndësi forma si bëhet. Por shihet qartë se ka qenë trik i dikujt që ta fusë Lëvizjen Besa në një kombinim por secili mer përgjegjësinë për veprimet e veta, ne do të vazhdojmë ta bëjmë betejën për vlera, për parime, për atë që e kemi thënë para elektoratit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë betejë… çfarë të dojnë le të bëjnë, si duket më askush nuk i mer vesht se çfarë bëjnë ata. Janë të hapur, publiku gjykon vetë, shqiptarët janë këtu për të parë secili çfarë veprime bën”, ka thënë Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.
Nga LSDM sot kanë thënë se presin që në vend të përgjigjes ndaj dokumentit të lëshuar ditë më parë, BDI t’i jep nënshkrimet e deputetëve që Zoran Zaev të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e përgjigjes që LSDM i ka dhënë partisë së Ahmetit lidhur me platformën e partive shqiptare, por tha se të gjitha përgjigjet do ti jep Zaev pasi të marrë mandatin.
“Pritjet tona janë se përgjigja kthyese do të jenë nënshkrimet për formimin e Qeverisë. E kemi thënë edhe më herët, pikëpamjet tona për gjitha ato çështje do ti jep kryetari Zoran Zaev nga pozicioni i mandatarit për formimin e Qeverisë”, ka deklaruar Petre Shilegov, LSDM.
Nga BDI as sot nuk kanë dhënë përgjigje nëse është i pranueshëm propozimi i LSDM-së dhe nëse do ti japin nënshkrimet e tyre kreut të kësaj partie, Zoran Zaev për të marrë mandatin. Ish deputeti i BDI-së, Rafis Aliti, njëherësh anëtarë i Kryesisë qendrorë, ka thënë sot për televizionin Tellma se edhe nga VMRO-DPMNE kanë pranuar një dokument si ky i fundit nga LSDM. Aliti ka thënë se VMRO-DPMNE ishte pajtuar me të gjitha pikat e platformës, por kishte refuzuar zgjatjen e mandatit për Prokurorinë Speciale Publike.
Nga ana tjetër partnerët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE kanë dalë me idenë për një platformë mbarëmaqedonase si kundërpërgjigje ndaj platformës së përbashkët të partive shqiptare. Të parët idenë e kanë lansuar Partia Socialiste e drejtuar nga Lubislav Ivanov Xingo, të cilët ftojnë për bashkim të popullit maqedonas rreth një platforme në të cilën do të precizohen vijat e kuqe që nuk do të guxojë ti tejkalojë askush. Në këtë platformë kërkohet të ruhet rregullimi i brendshëm, karakteri i sigurisë, funksionimi i institucioneve, gjuha, emri, kultura, historia, ekonomia dhe politika e jashtme. Nga VMRO-DPMNE nuk kanë dhënë përgjigje të prerë për këtë ide, por lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, një platformë të këtillë si mundësi kundërpërgjigje ndaj platformës shqiptare e ka përmendur edhe në takimin e djeshëm me ambasadorin frances. Në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE thuhet se Gruevski ka potencuar në takim se edhe bashkësia më e madhe në vend, ajo maqedonase mund të përpilojë platformë të re dhe ta paraqesë si kusht tani dhe në të ardhmen dhe kjo do të ishte sipas tij, shkak për problem dhe rigrupime të reja.
Data 21.08.2025
Aktuale
- Inteligjenca artificiale i ndihmoi fëmijët të dëgjonin përsëri zërin e nënës së tyre pas 25 vitesh
- Xi i Kinës viziton Tibetin, flet për unitet
- Dronët misteriozë mbi Kosovë: Çfarë fshihet pas fluturimeve të dyshimta?
- Gazetar nën hetim, diplomati shqiptar paralajmëron: Demokracia cënohet kur cënohet fjala e lirë
- Ambasadori Denion Meidani në mbështetje të TS: “Kur media është e lirë, çdo e drejtë tjetër është më e siguruar”
- Shqiptarja arrestohet në Itali për shitje kokaine! Si 51-vjeçarja tentoi t’i shpëtonte policisë
- Si inteligjenca artificiale riktheu zërin e nënës pas 25 vjetësh
- Furkan Saliu pas thirrjes së Nevrij Ademit nga Policia: Keqpërdorim politik i MPB-së, sulm ndaj gazetarisë!