Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela një ditë pas takimit të grupeve të punës të dy partive shqiptare, duke mos precizuar përmbajtjen e dokumentit deklaroi se për të është e papranueshme që në institucionet shtetërore të lejohet vetëm e folura por jo edhe shkrimi i shqipes. Ai madje shtoi se janë duke shqyrtuar ofertën e LSDM-së por nuk do të presin që propozim ligjet për çështjet e shqiptarëve t’i propozojnë partitë e bllokut maqedonas.
Në Kushtetutë shumë qartë, në amendamentin pesë, paragrafi I dytë, thotë, gjuha që e flasin e flasin 20% e popullatës është poashtu zyrtare. Gjuha dhe shkrimi i saj janë po ashtu zyrtar. Në qoftë se në parlament lejohet të folet shqip dhe nuk lejohet të shkruhet, kjo është shkelje Kushtetuese. Për çështjet tona, për gjuhën tonë, nuk do të presim të na bie propozim Zaevi ose Gruevski por propozimin do ta bëjmë vetë dhe do t’i kushtëzojmë që ata ta përkrahin –tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.
Sela madje thotë se zgjidhje ideale do të ishin ndryshimet Kushtetuese ku gjuha shqipe të definohet konkretisht si gjuhë zyrtare dhe jo si gjuhë e 20%-shit të popullsisë. Nga LSDM-ja presin që dokumentet e dorëzuara në BDI me propozime për zgjidhjen e disa kërkesave të partive shqiptare, t’i sigurojnë liderit të tyre nënshkrimet e të paktën 61 deputetëve për të marrë mandatin.
Spekulimet në media gjatë periudhës së kaluar thamë që nuk do t’i komentojmë. Konkretikisht për këtë do të prononcohemi vetëm nga pozita e mandatarit. Presim që dokumentin që e dorëzuam deri te BDI-ja të sigurojë nënshkrimet për marrjen e mandatit për formimin e Qeverisë – tha Petre Shilegov, LSDM.
Ndërkohë, LR_PDSH-ja është shprehur e gatshme tia jep mbështejen LSDM-së për marrjen e madantin ndërsa ka thënë se më pas mund të vijojë negociatat për pjesëmarrje në qeveri.
https://www.youtube.com/watch?v=mr3TrLMhpD8