Mbledhja e sotme e komisionit hetimor për privatizimin e CEZ është shoqëruar nga tensione të shumta mes kreut të këtij komisioni, Taulant Balla dhe deputetit demokrat, Arben Ristani.
Përplasja verbale mes të dyve për pak sa nuk ka kaluar edhe në përplasje fizike pas përpjekjes së Ristanit për t’i mbyllur mikrofonin Ballës, i cili nga ana e tij i ndërhynte vazhdimisht deputetit demokrat gjatë kohës që ai fliste.
Shkak i debatit është bëtë mosparaqitja sërish në komision i shtetasit Nuel Kalaj, që nga mazhoranca cilësohet si sekser i ish-kryeministrit Sali Berisha në aferën e CEZ. Në kushtet e debatit të nxehtë, Balla ka kërkuar përjashtimin nga mbledhja të Ristanit, me pretendimin se ky i fundit ka shkuar në komision i dehur.
15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)