Organizata e punëdhënësve të Maqedonisë druan se kompanitë do të detyrohen të largojnë nga puna juristët, kjo pasi që me hyrjen në fuqi të Ligjit për Noteri dhe përmbarim, shumicën e detyrimeve të tyre tashmë do t’i kryen avokati. Nga kjo organizate njoftuan se po përgatisin propozim-ndryshime në këto dy ligje dhe do t’ia dorëzojnë direkt Kuvendit, Ministrisë së Punës Sociale ose të Drejtësisë dhe ligjet kontestuese do t’i nxjerrin edhe para Gjykatës Kushtetuese. Gjithë kjo në mënyrë që kompanitë të mos detyrohen të paguajnë shuma të larta për angazhimin e avokatit e njëkohësisht të paguajnë edhe punëtor pasi kjo do të dëmtonte fitimin e kompanisë. Dimitrov tha se ndryshimet në Ligjin për Noteri janë qesharake dhe nënvlerësim i profesionalitet të juristëve të cilët kanë kaluar në thuajse provimet e njëjta sikur avokatët.
“Në kompanitë tona, ekzistojnë sektore të forta juridike me juristë të diplomuar që kanë dhënë provimin e jurispodencës të cilët deri më tani e kanë bërë këtë pune, e tani në këtë mënyrë u mohohet e drejta ti përfaqësojnë kompanitë e tyre para noterëve dhe avokatëve. Paramendoni ekzistojnë jursitë të cilët janë doktor shkencash, do duhet të thërrasin avokat për t’i përfaqësuar për shembull në marrëveshjet për shit-blerje. E kjo është nënvlerësim i profesionalitetit të tyre”, tha Angell Dimitrov nga organizata e punëdhënësve.
Ai tha se në rast se nuk sillen ndryshimet, me gjasë punëdhënësit do të detyrojnë juristët e tyre që të diplomojnë në avokati dhe kështu avokatëve nuk do t’u shtohet puna por do t’u shtohen kolegët në profesion.
“Arsyetimi se në këtë mënyrë do të ofrohet siguri dhe më shumë punë për avokatët, nuk është arsyetim. Mos të bëhem qesharak po kjo është tju hapësh punë atyre që nuk kanë punë. Nëse këto ndryshime ngelin, punëdhënësit do të detyrohen, për shkak të kalkulimeve, harxhimeve shtesë, që ti dërgojnë juristët për ta regjistruar avokaturën”, theksoi Dimitrov.
Ligjet për Noteri dhe Përmbarim hynë në fuqi në janar të këtij viti. Kështu që për çdo solemnitet që deri më tani e ka kryer noteri, nëse shuma tejkalon 10 mijë euro, do të jenë e detyrueshme edhe prania e avokatit. Kjo shkaktoi reagime të ashpra tek noterët. por edhe qytetarët të cilët kundërshtonin rritjen e harxhimeve për solemnizimin e dokumenteve të tyre. Kryetari i organizatës së punëdhësve Angell Dimitrov është optimist që Parlamenti i ri, do të jetë i gatshëm t’i sjellë ndryshimet që do t’ua propozojnë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/