Paraburgimet e pabaza e kanë dëmtuar shumë buxhetin e vendit, ndërsa kanë shkaktuar edhe implikime juridike. Kështu u deklarua sot në prezantimin e hetimit të Shoqatës për mbrojtjen e avancimit të të drejtave dhe lirive të njeriut “Svedok”. Profesoresha Neda Zdraveva thotë se kanë bërë analiza për periudhën e viteve 2011-2016, ku kanë hasur në të dhëna të cilat tregojnë se në këto 5 vite, janë derdhur rreth 10 milionë denarë nga buxheti i shtetit, si pasojë e asaj që të paraburgosurit kanë dalë të pafajshëm.
“Kur bëhet fjalë për kompensimine dëmit që e kanë pësuar këto persona, këtu numri është rreth 21 milion për konpensim të dëmit që u është bërë, por këtu nuk kanë hyrë harxhimet për kryerjen e atyre gjykimeve me të cilat është marrë vendimi, për shkak se shteti nuk është i gatshëm ti kryej vullnetarisht por qytetarët atë harxhim e paguajnë përmes përmbaruesve me çka harxhimi për shtetin, ose për buxhertin plotësisht rritet”, tha profesoresha universitare Neda Zdraveva.
Ajo gjithashtu tha se kanë vërejtur se gjykatat nuk u paguajnë çmim real të paraburgosurve të pafajshëm, madje edhe kanë vërejtur se gjykatata kanë vendosur çmime të njëjta.
“Atë që e vërejtëm është se ekziston për fat të keq një tendencë ku të gjitha gjykatat shjqiptojnë më shumë ose më pakë, për secilin person për çdo ditë dëmshpërblim të barabartë i cili është rreth 3000 denarë për një ditë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen, rrethanat tjera, mëbnyrat tjera me të cilët është zhvilluar rasti, eksponimin medial të ati rasti, të drejtën se çdo kush është i pafajshëm derisa të dëshmohet e kundërta”, theksoi Zdraveva.
Nga organizata “Svedok” deklarojnë se ministria e drejtësisë ka qenë tërësisht e mbyllur për të dhënë informata për buxhetin që shteti ndaj për kompensimin e dëmit të personave të paraburgosur pa faj. Projekti “të paraburgosurit pa bazë – implikimet juridike dhe buxhetore”, është mbështetur nga Ambasada e Holandës në Shkup, nga ku deklaruan se gjithmon mbështesin reformat në vendin tonë në sundimin e të drejtës dhe liritë dhe të drejtat e njeriut.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Analizë: Mbi 20 milionë denarë për të… by tvshenjaofficial