Përfaqësuesit e Lëvizjes BESA kanë realizuar sot një takim me menaxhuesit e kompanisë EVN. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Afrim Gashi, pas takimit deklaroi se Lëvizja Besa është e shqetësuar me problemet qe po hasin qytetarët me faturat e larta të energjisë elektrike. Gashi ka thënë se Lëvizja Besa është zëri i popullit dhe si e tillë çdoherë do t’u ofrojë mbështetje qytetarëve për zgjidhjen e problematikave që i tangojnë.
“Qytetarët duhet ta dinë se si Lëvizje BESA do të jemi zëri i tyre dhe gjithmonë kur do të shohim që do të ketë nevojë për të trokitur në mënyrë institucionale tek këto institucione, kompani të ndryshme, ne do të jemi këtu që ta artikulojmë zërin e tyre. Dhe kjo është puna e një politikani, kjo është puna e një deputeti”, ka thënë Gashi. /SHENJA/