Mbi 40 gra lidere eminente në rol të panelisteve dhe mbi 300 pjesëmarrëse nga pesë kontinente, kreatore të politikave publike, diplomate, përfaqësuese të elitave koorporative, gazetarisë, …, do të jenë pjesë e Samitit global të grave lidere (Global women leaders summit – GWLS 2017) që do të mbahet në Shkup më 17 dhe 18 shkurt të këtij viti.
Siç kumtoi sot Lidhja e Odave Ekonomike (LOE), Samiti është fokusuar në tema aktuale nga disa sfera, por në të do të promovohet edhe Platforma globale e grave lidere nga sektori publik dhe privat në të cilin për herë të parë kyçen edhe gra lidere nga Maqedonia.
Promovimi është në bashkëpunim me Shoqatën e biznes grave dhe Biznes organizatës botëroe Maqedoni.
“Platforma globale e grave lidere funksionon në drejtim të këmbimit të përvojave, krijimit të politikave publike dhe harmonizimit me trebdet globale. I bashkon gratë lidere botërore nga pesë kontinente nga sfera të ndryshme, politika, ekonomia, diplomacia, sipërmarrësia, gazetaria. Qëllimi i pjesëmarrjes sonë është harmonizimi i Maqedonisë me trendet globale dhe pranimi i mundësive që gruaja të jetë lidere, në pozitë siç është kryetari i vendit apo qeverisë”, tha drejtori operativ i LOE-së, Aleksandar Zarkov në konferencë prë shtyp.
Qëllimi primar i Platformës është realizimi i dialogut ndërkombëtar për avancimin e lidershipit femëror dhe krijim i i politikave strategjike për zhvillim ekonomik që nënkupton edhe zhvillim të karrierës, partneritet global, si dhe transfer të njohurive dhe përvojave.
“Platforma e thekson rolin inspirues të gruas lidere. Ka shumë shembuj relevant dhe të suksesshëm për gra në pozicione lidere – kandidate për presidente të Amerikës, grua kancelare në Gjermani dhe grua presidente në Kroaci. Këtu do ta përmendja komunikimin e kryetares të LOE-së, Daniela Arsovska dhe presidentes së Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq. Kitaroviq e theksoi mbështetjen e vet të plotë për nismën dhe për inkuadrimin e grave nga Republika e Maqedonisë në platformë”, theksoi Zarkov.