Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka nisur një vizitë dy ditore në Austri, ku është pritur nga Presidentja e Parlamentit Austriak Doris Bures.
Meta dhe Bures thanë se Reforma ne drejtesi është me rendesi per luften kunder korrupsionit dhe kredibilitetin e vendit.
Dy zyrtarët kanë vlerësuar marrëdhëniet e ngushta tradicionale të dy vendeve. Kryeparlamentari Meta shprehur mirënjohje të thellë për Austrinë, e cila ka ndihmuar vendin tonë.
“Mirënjohje të thellë Austrisë për mbështetjen e pandalur ndaj integrimit. Mbështetemi tek përkrahja e Austrisë në rrugëtimin tonë europian. Mbështesim plotësisht prioritetet e Presidencës Austriake të OSBE. Vlerësoj Strategjinë e Bashkëpunimit per Zhvillim te Perbashket 2015-2020.
Gjatë bisedës u bisedua edhe per rajonin, ku u vlerësua mbeshtetja Austriake per gjithe vendet e rajonit.
15 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)