Pronari i televizionit të mbyllur A1 dhe i shumë kompanive të mirënjohura tregtare në Maqedoni, Velija Ramkovski që po vuan dënimin me burg në Idrizovë këtyre ditëve ka mbushur 70 vjet.
Ai u arrestua nga fundi i vitit 2010 bashkë me 22 menaxherë të kompanive të tij, por edhe familjarë, me akuzën për fshehje të tatimeve, pastrim parash dhe mashtrime tjera, që dëmi ishte vlerësuar 5 milionë euro.
Por, Ramkovski tha se ky ishte një sulm dhe kurth i Qeverisë së Nikolla Gruevskit për të mbyllur fjalën e lirë dhe një hakmarrje ndaj kësaj familje. Ramkovski u dënua me 13 vjet burg. Ai akuzoi se kjo qeveri dëshiron që ai të ngelet në burg deri në vdekje, por megjithatë ka thënë se do të jetojë mbi 100 vjet. Ditëve të fundit ai ka marrë shumë urime dhe mesazhe përkrahje nga familjarë dhe miq.