Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e kohëpaskohshme e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri dy gradë Celsius, ndërsa e ditës prej tetë deri 14 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri minus katër gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 10 gradë Celsius.
Deri të premten do të mbizotëroj mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten dhe gjatë fundjavës nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit, Nga e shtuna do të ketë rritje të vranësirave me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, posaçërisht të dielën.