Nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi ka thënë në vazhdim se ka qenë iniciativë e liderëve që të realizojnë takim me përfaqësuesit e Aleancës për shqiptarët, në pyetjen se pse mungoi Lëvizja Besa.
“Ka qenë iniciativë e liderëve tanë dhe jam shumë e bindur se udhëheqësit e gjitha partive politike shqiptare do reflektojnë në drejtim të bashkëpunimit normal”, ka thënë Arifi e BDI-së.
Ndërkohë, Arben Taravari nga LR-PDSH ka thënë se kjo është platformë e përbashkët dhe se bisedohet për gjitha pikat dhe shpresojmë se ajo do jetë realitet i shqiptarëve.