Profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku, ka reaguar ashpër pas saj që po ndodh ndaj Shtëpisë Botuese në Shkup ”Logos A”.
Maloku, ka thënë se tani jemi në kohën e Xhordano Brunos dhe jo në kohën e Steve Jobs-it.
Ja reagimi i tij:
Logjika e linçimit, ndjekjes, persekutimit, pastaj, margjinalizimit dhe stigmatizimit të fjalës së lirë, mendimit dhe gjykimit të pavarur intelektual e shkencorë…,në shek. e revolucionit teknologjik, pra, atë të globalizimit, sikurse po ndodhë (aktualisht!)me Shtëpinë (Shqiptare) Botuese, LOGOS-A, nga pushteti sllavo-maqedonas, të duket aq absurde, aq cinike, aq naive, por, gjithësesi të tingëllon edhe si; antishqiptare, anticivilizuese e antikulturore e antikohore!!! Pra, të mbushet mendja (tamam!) që jemi në “gjeografinë” e obskurantizmin mesjetar, të Xhordano Brunos, e jo atë të Steve Jobs-it!