Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov dërgoi urim deri te Frank Ualter Shtajnmajer me rastin e zgjedhjes së presidentit të Republikës Federale Gjermane, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit.
“Zgjidhja juaj në këtë funksion është jashtëzakonisht e rëndësishme. Ajo ndodh në periudhën e sfidave shumë serioze me të cilat përballet Evropa, ndërsa uniteti, besimi dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit të shumtë në kornizat e Bashkimit Evropian janë para tundimeve të mëdha. Thellë jam i bindur se përvoja juaj diplomatike shumëvjeçare dhe reputacioni ndërkombëtar do të rezultojnë me marrëdhënie ende më të përforcuara me rajonin tonë, të cilit i nevojitet përkrahje e domosdoshme me qëllim të arritjes së stabilitetit politik të qëndrueshëm, sigurisë, zhvillimit ekonomik”, qëndron në urim.
Republika e Maqedonisë, potencon Ivanov, do ta vazhdojë procesin reformues me qëllim të arritjeve të të gjitha standarteve dhe kritereve evropiane, dhe do të vazhdojë të kontribuojë drejt fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Sinqerisht shpresoj, thotë Ivanov në urim, se Republika Federale Gjermane si mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë do të vazhdojë t’i përkrahë përpjekjet tona për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO.
“Më lejoni në këtë rast edhe të shpreh kënaqësi të veçantë nga niveli i arritur dhe trendi pozitiv i vazhdueshëm në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale Gjermane. Gjithashtu dua ta shpreh gatishmërinë e tërësishme ta vazhdojmë bashkëpunimin që e kemi pasur me paraardhësit tuaj të shquar. Në atë mënyrë do të japim kontribut për përparim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, si në plan bilateral ashtu edhe në multilateral”, thekson Ivanov në urimin deri te presidenti i sapozgjedhur gjerman Shtajnmajer.