Rradhëve të intelektualëve që kanë shfaqur mbështetjen publike ndaj shtëpisë botuese “Logos-A” nga kërcënimet e inspektorateve të ndryshme të pushteti qendrorë në Maqedoni, së fundmi iu është bashkuar edhe kolumnistja e njohur Adelina Marku.
Sipas saj, është poshtëruese pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë akulturim masiv.
Ja dhe reagimi i saj i plotë dhënë për portalin Almakos:
“Ne shqiptarët e Maqedonisë vonë e kemi kuptuar rrëndësinë e madhe të fjalës ‘’prodhim kulturor’’ dhe prandaj sillemi si pula pa kokë para situatave simulakrum që janë padyshim plan-pasojë e kontrollit nga lartë të çdo segmenti të shoqërisë! Për më keq , ne vonë e kemi kuptuar se partizimi i kulturës nxit akulturim masiv ndër shqiptarët këtu! Ç’kuptim do kishim atëhërë në këtë shtet, nëse suspendohet prodhimi kulturor identitar?! Por për mua më e poshtër është pjesëmarrja e përfaqësuesve politikë shqiptarë në këtë akulturim masiv . Prandaj nuk do të arrijmë edhe për gjatë kohë të krijojmë kuptim të qartë se sa i rrëndësishëm e sa themeltar për një komb është kapitali i krijuar nga individë të zellshëm në shoqëri ose edhe nga institucione të pavarura për prodhim kulture siç është shtëpia botuese Logos-A por jo vetëm ajo! Doemos që si intelektuale mbështes fuqishëm kauzën progresive të prodhimit kulturor të këtij institucioni të pavarur kulturor dhe prandaj ngre zërin kundër çdo akti pirmitiv e konspirativ ndaj intstiucioneve të tilla e individëve të zellshëm. Dua të nënvizoj se arritakët akulturorë që vuajnë nga sindroma parapolitike e parakulture dijnë të manovrojnë në mënyrën më sofiste të sulmit ndaj kulturës dhe se shpesh ai /ajo që bën punë fisnike nuk arrin të mbrohet, sepse parashtrohet pyetja : ç’motive ka ajo mendje e çmendur që është pjesëmarëse e zhbërjes së kulturës shqiptare nga vetë shqiptarët? Ose thënë më drejtë, përse duheshkam të mbrohem nga vetja? Ose , ç’trashëgimi kulturore iu krijoj fëmijëve të mi tek spikas veset për të nënshtruar vlerën? Një komb që jeton me frikë , asimilohet…këtu s’ka tjetër ç’të shtoj!”, deklaroi, Adelina Marku për Almakos.