Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me një delegacion, i përbërë nga anëtarja e Kryesisë Qendrore, Ermira Asani – Salija dhe Teuta Bilalli, ka realizuar një takim me Ambasadoren e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara. Në këtë takim është biseduar për realitetin e krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, me ç’rast janë shprehur qëndrimet e Lëvizjes BESA përkitazi me zhvillimet e fundit dhe kombanitarikat qeveritare. Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë theksuar se platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së euro – integrimeve.
BESA ka bërë të ditur se koha është që partitë politike të gjejnë forcat për të realizuar reformat që burojnë nga raporti i Pribes, dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.