Shoqata e Botuesve Shqiptarë njofton opinionin e gjerë, se Programi botues për vitin 2017 është gati tërësisht i ngjashëm me atë të vitete të kaluara, ku nuk janë respektuar kriteret dhe vlerat e vendosura nga vetë Ministria e Kulturës, për çka kemi ngritur zërin dhe reaguar vite me radhë si SHBSH. Për fat të keq, pavarësisht vërejtjeve tona të mbështetura në fakte e dëshmi, nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Kulturës dhe Komisionet përkatëse të Konkursit vjetor nuk pati asnjë hap pozitiv në drejtim të përmirësimit të situatës dhe respektimit të kritereve. Përkundrazi, ajo që kemi vërejtur me këtë rast, është se Shoqata e Botuesve Shqiptarë në përgjithësi, ndërsa anëtarët e SHBSH-së në veçanti, janë “dënuar” nga Ministria e Kulturës me mosmiratimin e projekteve të tyre.
Kështu, në Programin e sivjetëm për bashkëpunim ndërkombëtar, nga 3 kërkesat tona për të përfaqësuar vendin në panairet ndërkombëtare të librit, në Frankfurt,Stamboll dhe Paris, Ministria e Kulturës nuk ia besoi asnjërin prej tyre SHBSH-së. Habia është edhe më e madhe se këto panaire u ndahen Asociacionit të Botuesve Maqedonas (në Beograd dhe Frankfurt) dhe Lidhjes së Botuesve Shqiptarë (në Stamboll)! Përderisa Asociacioni i Botuesve Maqedonas është një subjekt krejtësisht iri dhe me nismëtarë të diskutueshëm në aspektin e përfaqësimit të esnafit botues në Republikën e Maqedonisë, Lidhja e Botuesve Shqiptarë, në anën tjetër, favorizohet në mënyrë të pakuptimtë nga Ministria e Kulturës, kundrejt Shoqatës së Botuesve Shqiptarë,që nga viti 2004, përkundër rolit krejt minor të saj në veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe në Maqedoni. Simptomatike tejmase, sepse as njëra as tjetra shoqatë nuk e kanë dëshmuar veten si përfaqësues të denjë të veprimtarisë botuese e letrare tëRepublikës sëMaqedonisë në panairet ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë.E përbashkëta e këtyre dy subjekteveështë që formohen me qëllim të anashkalimit të botuesve të mirëfilltë nëgjuhën shqipe dhe gjuhën maqedonase në Republikën e Maqedonisë. Dallimi ndërmjet tyre qëndron vetëm në faktin që nismëtarët e Asociacionit të Botuesve Maqedonas, përmes tenderëve të kurdisur, kanë ngitur një imperi botuese me vepra të rëndësishme për kulturën dhe arsimin, me vlera të diskutueshme sa i përket kualitetit përkthyes të këtyre veprave, sidomos atyre në gjuhën shqipe, përderisa anëtarët e paktë të Lidhjes së Botuesve Shqiptarë kanë ngelur disa shtypshkronja e botues anonimusë, të cilët nuk i vëren në asnjërin nga panairët e rëndësishëm vendorë e rajonalë, me përjashtim të disa improvizimeve në formë karvanesh libri, të mbështetura sërish nga Ministria e Kulturës!
Hiç më mirë nuk është gjendja as sa i përket veprimtarisë botuese dhe financimit të projekteve nga kjo kategori, ku vazhdon avazi i vjetër i mbështetjes së shtypshkronjave dhe botuesve të panjohurapo të sapo themeluar, duke anashkaluar botuesit e mirëfilltë dhe duke shkelur kështu edhe kriteret e Ministrisë së Kulturës që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e veprimtarisë dhe opusin botues të shtëpive botuese aplikuese në Konkursin vjetor të Ministrisë së Kulturës.
Nisur nga ky fakt, kërkojmë nga Ministria e Kulturës që të anulojë gjithë Programin botues dhe Programin ndërkombëtar për vitin 2017. Sa i përket veprimtarisë botuese, konsiderojmë se përparësi duhet të kenë shtëpitë botuese tanimë të dëshmuara me veprimtarinë e tyre, me librat e botuar dhe me paraqitjet nëpër panairet e ndryshme vendore e rajonale. Kurse sa i takon veprimtarisë ndërkombëtare, gjykojmë qëRepublika e Maqedonisë duhet të ketë përfaqësues të denjë nëpanairet ndërkombëtarë të librit. Në këtë drejtim, SHBSH-ja tashmëështëtreguar një prezantues i denjë i librit dhe i vendit në këto panaire, edhe atë me një përfaqësim shtetëror në Frankfurt dhe me dy përfaqësime në Stamboll, ku kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe botues maqedonas. Gjë që nuk mund të thuhet edhe për Asociacionin Botues Maqedonas dhe Lidhjen e Botuesve Shqiptarë, gjatë përfaqësimit të tyre në këto Panaire.