Festivali i filmit të Shkupit, në partneritet me Shoqatën për mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve me diversitet “Zogu i kaltër” nga Shkupi, këtë vit fillon me projektin inkluziv “Krijojmë së bashku”.
Projekti implementohet me mbështetje nga Bashkimi Evropian, si pjesë e programit “Mbështetje të fëmijëve nga dhuna dhe përparimi i inkluzionit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” dhe është bashkëfinancuar dhe zbatuar nga ana e UNICEF-it.
I përfshin nxënësit nga shkollat fillore inkluzive nga Shkupi, Tetova dhe Strumica, të cilët do të flasin për problemet dhe nevojat e tyre, përmes punëtorive për fotografi, video-klip dhe zgjidhje artistike për pllakatë për programin e Festivalit të filmit të Shkupit. Në fillim të punëtorive, do të mbahen edhe trajnime për të drejtat e fëmijëve.
Në Festivalin e filmit të Shkupit, i cili tradicionalisht fillon më 22 prill, në kuadër të programit dyditor do të prezantohen videot e incizuara nga nxënësit, ekspozitë e fotografive, ndërsa është planifikuar edhe program edukativ argëtues filmik për fëmijë. Është planifikuar edhe debat në temë “Si deri në inkluzion të plotë të fëmijëve me aftësi të kufizuara”