Dy ditë pas takimit të eurokomisarit për zgjerim Joanes Han me liderët e partive politike parlamentare në Maqedoni, ende nuk ka asgjë konkrete për formimin e qeverisë së ardhshme. Në kontakt me përfaqësuesit e LSDM-së, ata thonë se për momentin po bëjnë vetëm konsultime të brendshme partiake dhe ende nuk ka asgjë konkrete deri në këto momente. Nga partia e Zaevit thone se kur do të ketë hapa konkret atëherë mediat do të informohen në kohë. Të pyetur nëse do të dorëzojnë qëndrimin dhe kërkesat e tyre me shkrim tek BDI, ashti siç kërkoi kryetari i BDI-së pas takimit me eurokomesarin Han, nga LSDM thonë se për momentin mbesin në qëndrimin që ka deklaruar kryetari Zoran Zaev dhe për gjithçka të re do të infoermojnë opinionin në kohë. Edhe nga BDI nuk flasin asgjë konkrete nëse vazhdojnë negociatat me LSDM-në për formimin e Qeverisë. Pas takimit me Eurokomesarin për zgjerim Joanes Han, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se nga LSDM ende nuk kanë marrë garanca me shkrim në lidhje me formimin e Qeverisë së përbashkët, dhe se nuk shpejtohen për të bërë Qeveri për shkak se vendit nuk i nevojitet qeveri e shpejtë por stabile. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se nga BDI nuk i kanë kërkuar qëndrime me shkrim, por se në qoftë se është e nevojshme do ta bëjnë edhe atë edhe pse në takimin e përfaqësuesve të dy palëve i kanë shpalosur qëndrimet.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Vazhdon heshtja për formimin e Qeverisë së re by tvshenjaofficial