Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, është takuar sot në Tetovë. Në këtë mbledhje diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së. Bekim Fazliu nga PDSH tha se në këtë takim do të vendoset edhe data e konkgresit të parakohshëm të partisë.
“Në këtë mbledhje të Kuvendit qendror do të diskutohet, debatohet për raport analizën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, për të njëjtin do të ketë debat dhe në fund do të miratohen konkluza. Pika tjetër e rëndësishme që do të diskutohet në mbledhjen e sotme të kuvendit qendror të PDSH, është edhe caktimi i datës për mbajtjen e jashtëzakonshme të kongresit të partisë ku do të zgjidhet edhe kryetari i Partisë”, ka deklaruar Bekim Fazliu, PDSH.
Kongresi i jashtëzakonshëm i PDSH-së, do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Nga kjo parti nuk japin emra të kandidatëve të cilët garojnë për t’i zënë vendin Menduh Thaçit, i cili tashmë një muaj ka ofruar dorëheqjen, por nuk e përjashtojnë as mundësinë që Thaçi sërish të mbetet kryetar.
Mefail Ismaili /SHENJA/
Mblidhet Kryesia Qendrore e PDSH-së, analizohen… by tvshenjaofficial