Protestë masovike e qytetarëve të Tetovës në qendër të qytetit. Kjo protestë e tyre rrjedh si pasojë e pakënaqësive që ata kanë ndaj kompanisë që menaxhon me energjinë elektrike, EVN.
Një numër i konsiderueshëm i banorëve të Pollogut gjatë ditës së sotshme kanë marshuar drejt hapësirave të EVN-së në Tetovë.
Nga këshilli organizativ i protestave ndaj EVN-së thonë se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta filloi në rreth orës 13:00, ndërsa zgjati së paku 30 minuta. Kërkesa kryesore është ulja e çmimeve të faturave.
Në vazhdim portali Almakos, ua sjell kërkesat e këtij Këshilli Organizativ drejtuar EVN-së:
-Të identifikojë saktë keqpërdoruesit dhe mos i penalizojë gjithë konsumatorët duke i fryer faturat e harxhimit të energjisë elektrike me arsyen se ka humbje(vjedhje).
-Të ndërpritet vendosja e orëmatësve në hapësira publike për këmbësorë pa leje të organeve kompetente sepse na cënon lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe orëmatësit që deri tani i ka vendos të largoj sa më shpejt sepse do të detyrohemi të padisim për kundërvajtje.
-Të ndërpritet vendosja e linjave ajrore nëpër zona urbane dhe në kordinim me pushtetin lokal të marrë masa për eliminimin e linjave ajrore në zona urbane se është në kundërshtim me planifikimin urbanistik.
-Të organizojë qendrat e komunikimit me konsumatorët në raport me nnumrin e konsumatorëve, ashtu që mos të paraqiten rradhë të gjata nëpër pikat e EVN-së.
-Punësimi i punëtorëve të bëhet proporcional me popullatë ku vepron sepse kemi vështirësi në komunikim.
-Komunikimi të bëhet në gjuhën e konsumatorit(faktura dhe dokumentet tjera).
Ndryshe, portali Almakos njofton se gjatë ditëve në vijim do të ketë një intervistë eksluzive me përfaqësues të EVN-së.