Pas storjes së TV NOVA me titull Platforma e BDI-së në një dokument të propozuar nga Qeveria në vitin 2015 (https://novatv.mk/platoformata-na-dui-vo-dokument-predlozhen-od-vladata-vo-2015/) Forumi i patriotëve mendjelirë e ftoi patriotin e rrejshëm Nikolla Gruevski që menjëherë të jap dorëheqje nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe nga funksioni i deputetit, transmeton Tetova1.
“Pas amnistimit të rasteve të Hagës, krimeve ndaj maqedonasve nga viti 2001, kjo është edhe një tradhti e madhe për të cilën Gruevski duhet të bart përgjegjësi. Tregtitë e tij të lira në llogari të interesave nacionale maqedonase dhe aktrimi i patriotit të rrejshëm duhet që të ndalojnë”, thuhet në njoftim.
Forumi i patriotëve mendjelirë e ftoi anëtarësinë e ndershme të VMRO-DPMNE-së që ta kundërshtojnë Nikolla Gruevskin në hapat që janë duke e çuar në shkatërrim të popullit maqedonas./Tetova1/