Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare. Paradite në pjesët jugore ende do të ketë kushte për shi të dobët lokal, ndërsa gjatë ditës vranësira gjithkund do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në pjesët lindore nëpër Luginën e Vardarit erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare me erë të dobët deri në mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë.
Reshje të dobëta të shiut dhe të borës priten të enjten në orët e mbrëmjes dhe të premten paradite, ndërsa temperaturat do të jenë në ulje. Në ditët e fundjavës do të jetë më ftohtë me temperatura më të ulëta të ditës, ndërsa temperaturat e mëngjesit në pjesë të madhe të vendit do të jenë negative.