Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme me rend dite shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për ekzekutimin e vendimit të gjykatës ndaj një gjyqtareje.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur masën e sigurimit personal të “pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, me detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Pas diskutimeve, KLD-ja vendosi pezullimin e përkohshëm nga detyra të gjyqtare, deri në përfundimin e procedimit penal në ngarkim të saj.
7 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)