Rrëshqitja e dheut dhe gurëve në rrugë, ka vështirësuar lëvizjen e banorëve të Çarshisë së Epërme dhe Teqesë së Shipkovicës, të cilët për çdo ditë frekuentojnë këtë rrugë. Banorët kërkojnë që Komuna të ndërmarrë masa, në të kundërtën mund të ketë edhe viktima nga gurët e madhej që bien në rrugë.
“Ka rrezik mjaft, pak më parë e pash atë gurin aty mos dasht Zoti të kalosh natën me makinë aty bëhet problem menjëherë. Nuk jemi rehat normal, mund të rrënohet ajo lartë mund të bëhet çmos”.
“Çdo ditë këtu ne kemi problem, çdo ditë kemi rrezik nga gurët e hapën si varr këtë kur nisi dimri dhe e lanë punën”.
“Kjo është pritur e gërryejnë malin dhe nuk e sigurojnë. Ne e kemi ditur se kështu do ndodh”.
Nga shtabi i krizave i Komunës së Tetovës thonë se punojnë në këtë drejtim, ndërkohë që me përmirësimin e kohës, do të fillojnë edhe punët intensive për mbrojtjen nga kjo rrëshqitje.
“Kemi dalë në vendngjarje dhe kemi marrë masa që të intervenohet dhe për momentin është duke u intervenuar atje me mekanizëm të rëndë faktikisht për momentin rruga është e liruar.
Presim koha pak të zbutet dhe të përmirësohet dhe të vazhdojmë me punë”, tha Uka Aliti. Drejtues i Shtabit të Krizës në komunën e Tetovës.
“Pikërisht shkaku i rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në këtë vend, nxënësit e teqes së Shipkovicës nuk pranon asnjë taksi apo makinë tjetër që ti dërgojë deri në vend, fatkeqësia më e madhe është pikërisht për nxënësit që udhëtojnë herrët në mëngjes, sepse thonë banorët pikërisht rreth orëve të mëngjesit dheu dhe gurët rrëshqasin më shumë”
Rruga e Banjës filloi të ndërtohet pas vërshimeve të gushtit të vitit 2015. Me fillimin e dimrit punimet u ndërprenë dhe, pritet të vazhdojnë në fillim të pranverës./Alsat
https://www.youtube.com/watch?v=RZJr2w7rBU0