Rezultatet e hulumtimit për kulturë mediatike, të cilat sot i prezantoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, tregojnë se 62, 71 përqind e e personave të anketuar mendojnë se mediat e ndryshme informojnë në mënyrë të ndryshme për të njëjtën ngjarje. Rezultatet e të njëjtit hulumtim thonë se kur ata përballen me situata të tilla, 50, 95% e të pyeturve nuk i hedhin poshtë ato informata, ndërkaq 45, 9 % e bëjnë një gjë të tillë. Nga ana tjetër, një pjesë e përmbajtjeve që plasohen nëpër media i pranojnë 62, 84 % e të pyeturve, ndërkaq 37. 87 nuk i pranojnë.
Sipas drejtorit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë, pasi i njëjti është i pari I këtij lloji në Republikën e Maqedonisë.
“Bëhet fjalë për një hulumtim të një rëndësie të veçantë, pasi është i pari e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë. Dhe do të paraqesë bazë për ndërtim të politikave dhe planifikim të projekteve për përparim të kulturës mediatike në Maqedoni si dhe pikë referimi për matje të suksesit të tyre. Siç e dini një pjesë prej jush, hulumtimi është zbatuar nëgjysmën e dytë të vitit të kaluar, dhe Agjencia tanimë I ka mundësuar opinionit që të arrijë tek rezultatet.”, ka deklaruar Zoran Trajçevski, Drejtor I Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio Vizuele.
Hulumutimet të cilat i prezantoi Nadezhda Pop Kostova përfaqësuese e Target Komunikimeve, tha se 85,28% e të pyeturve kanë thënë se televizionet duhet të jenë të lira që të njëjtat të jenë objektive. E, ndërsa 74. 66 % e të pyeturve vlerësojnë se duhet të informohen vetëm nëpërmjet një medium, kurse 22.85 % pranojnë vetëm një burim të informacionit. Sa i përket objektivitetit të ueb faqeve, 71.43% e të pyeturve vlerësojnë se bëjnë krahasim të përmbajtjeve të publikuara nëpër ueb faqe dhe media të ndryshme.
Anketa është realizuar nga 14 nëntori deri më 8 dhjetor të vitit të kaluar, dhe ka intervistuar sy më sy 1523 persona nga i gjithë vendi, ndërkaq është zbatuar nga komunikimet e synuara.
Ajnur Bafqari /SHENJA/