Ligji për dekriminalizmin, ka “djegur” edhe 6 këshilltarë bashkiakë. Me një vendim unanim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shpallë të pavlefshëm mandatet edhe për 6 këshilltarë bashkiakë.
Kështu, pas ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi dhe 2 ish-deputetëve të Vlorës Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri që iu hoq mandati një muaj më parë, dekriminalizimi ka prekur edhe 6 zyrtarë të tjerë me funksione publike.
Këshilltarët Bashkiakë që u hiqet mandati:
Tomor Prrenjasi
Gani Hida
Robert Dejani
Rrok Rroku
Zija Mema
Muharrem Shkjau
Ndërkohë KQZ ka shtyrë vendimin për një tjetër këshilltar bashkiak, çështja e të cilit do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme.
Në Dhjetor KQZ i hoqi mandatin Elvis Roshit dhe deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
7 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)