Sapo ka mbaruar takimi mes përfaqësuesve të BDI-së dhe të LSDM-së për formimin e qeverisë së re. Edhepse takimi fillimisht ishte planifikuar të jenë pa prezencë te mediave, të njejtat kanë pritur para hotelit “Holiday Inn” për deklaratë.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, pas takimit nuk ka dashur të shpalosë detaje, por shkurt ka deklaruar se takimi me LSDM-në ka qenë konstruktiv, ndërsa fjalën e fundit e ka kryesia e partisë.
**********
Përfaqësues të LSDM-së dhe BDI-së janë duke zhvilluar takim në hotelin “Holidey in” në Shkup.
BDI po përfaqësohet nga nënkryetarët Teuta Arifi, Izet Mexhiti dhe Nevzat Bejta, ndërsa LSDM nga Radmilla Shekerinska, Renata Deskoska dhe Oliver Spasovski.
LSDM po tenton të grumbulloj 61 nënshkrime dhe të marr mandatin për formimin e Qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov.
Takimi po zgjat ende.