Kryetari i Shkupit Koce Trajanovski ka njoftuar se deri në momentin e uljes së nivelit të ndotjes së ajrit, qytetarët do të mund të shfrytëzojnë pa pagës transportin publik, raporton SHENJA.
Sipas tij kjo është një nga masat që do të ndërmerr qyteti i Shkupit me qëllim uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.
Ai ka apeluar deri tek të gjithë kryetarë të komunave që të ndihmojnë në subvencionimin e transportit publik.
Të gjithë qytetarët nga nesër do të mund të shfrytëzojnë pa pagesë autobusët e NTP-së si dh autobusët privat.