Në situatën kur e tanishmja në Maqedoni, me precizitet të pamjaftueshëm në nenin 90 nga Kushtetuta e R.M.-së, kur lideri i LSDM-së ende nuk ka dëshmuar përmes marrëveshjes formale me deputetët se mund të siguroje shumicën parlamentare, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme, theksoi profesori i të drejtës Kushtetuese në Universitetin në Valencia, Karlos Flores Huberijas, transmeton Tetova1.
Sipas profesorit, Zaevi nuk mund ta marr mandatin nëse nuk afron marrëveshje formale ku do të shihet se shumica e deputetëve janë siguruar.
“Topi për momentin nuk është në duart e Nikolla Gruevskit ose Gjorgje Ivanovit, por në duart e Zoran Zaevit. Për mua është e dukshme se pa një kornizë të qartë, të padyshimtë dhe të formalizuar, marrëveshje për koalicion, por jo vetëm një përgatitje për të biseduar e cila nënkupton dyshim në shumicën e mjaftueshme në Parlament, kërkesën për mandat nga presidenti nuk ka asnjë bazë kushtetuese. Neni 90 që hesht për disa aspekte kyçe të procesit, megjithatë është mjaftueshëm i qartë se për të fituar mandatin, kandidati duhet që ta ketë shumicën në Parlament. Zoran Zaev deri më tani nuk e ka. A do ta ketë në orët ose ditët e ardhshme? A ka dikush tjetër ndonjë shansë të tillë? Nëse përgjigja është jo, zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme”, theksoi Huberijas.
Ai vlerësoi se nga praktika e deritanishme që shteti të udhëhiqet nga qeveria shumicë maqedonase-shqiptare ka siguruar stabilitet në Maqedoni, por edhe shkallë të kënaqshme të integrimit shoqëror dhe politik.
“Por në tërësi në kundërshtim me këtë, është e dukshme se klima e tanishme e konfrontimit midis këtyre dy partive, me radikalizimin e disa kërkesave të grupeve shqiptare, qartas të papranueshme për pjesën dërmuese të vendit dhe delegjitimit qysh në momentin e parë kur u paraqitën të diktuar nga Tirana, në kombinim janë ndarja parlamentare në dy që po i komplikon shumë punët”, shtoi Huberijas./Tetova1/