Mjegulla në fushëgropën e Shkupit e vështirësoi zhvillimin e komunikacionit ajror si dhe të komunikacionit rrugor. Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup nuk janë realizuar fluturimet prej Stambollit dhe drejt Stambollit, si dhe nisjet për në Zagreb dhe Barcelonë, tregojnë të dhënat e ueb faqes së koncesionarit të aeroportit TAV Maqedoni.
Sipas Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM), mjegulla me dukshmëri prej 50 deri në 100 metra ka në akset rrugore Tetovë, Shkup dhe Katllanovë.
Komunikacioni në rrugë zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa.
LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.
Data 18.08.2025
Aktuale
- Prof. Pajaziti kërkon bulevard në Saraj, kandidati i AKI-së Ramadani premton projekt evropian
- FOTO+EMRI/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në mes të Athinës, pjesë e një organizate kriminale! Në 2022 ka qenë i arrestuar
- Revolucioni robotik në Hong Kong: Qenët që luftojnë virusin Chikungunya
- Mesazh urimi nga kryeparlamentari Gashi në përvjetorin e 10-të të Timebalkan
- VMRO-DPMNE: LSDM dhe Zaevi kanë keqpërdorur fondet e Erasmus +
- Ekzekutim në mes të Athinës, 30-vjeçari shqiptar qëllohet me plumb në kokë
- Vdiq sapo doli nga klinika dentare në Devoll, policia shoqëron dentistin 36-vjeçar! Pritet ekspertiza mjeko-ligjore
- Mexhiti: Arkitekti me renome botërore Bajram Vardar do përpilojë Master Planin arkitektonik për zhvillimin e Çairit