LSDM kumtoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë është ulur për katër pozita më poshtë në shkallën e Indeksit konsumator të shëndetësisë evropiane (EHCI) në vitin 2016, në raport me vitin 2014.
Nga kjo parti theksojnë se sistemi i vendosur për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini im” ua ka vështirësuar mjekimin qytetarëve, me ç’rast, siç theksojnë, urgjentisht nevojiten ndryshime për mbrojtjen e shëndetit të tyre.
Sipas LSDM-së, qytetarët kanë shërbime shëndetësore gjithnjë e më të këqija, për shkak të sistemit shëndetësor jofunskional.
“Maqedonia, në vitin 2014 ka qenë në pozitën e 16. Ky është viti pas së cilit është vendosur “Termini im” në shëndetësi (korrik 2013). Por, në vitin 2015, qytetarët në vend se të vijnë drejt shërbimeve më cilësore në shëndetësi, Maqedonia ka ulje për dy pozita. Të dhënat më të reja për vitin 2016 tregojnë se Maqedonia ka rënë për dy pozita në shkallë, me ç’rast tani është në pozitën e 20-të prej gjithsej 35 vendeve në të cilat janë bërë analizat”, shtojnë nga LSDM.
Data 18.08.2025
Aktuale
- Blerant Ramadani: Saraji po bëhet simbol i bashkimit politik shqiptar dhe vizionit fitues
- Nikollovski: Prioritetet e Qeverisë janë rikonstruimi i Korridorit 10 dhe rrethrrotullimi i Shkupit
- “Bastisja ndaj Focus Media Group, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”- Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë: Të ndërhyjë Këshilli i Evropës, nuk negociohet liria e shtypit
- Shkoi për të mbushur dhëmbin, 55-vjeçari ndërron jetë sapo doli nga klinika dentare në Devoll
- ASH-Taravari prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike
- Shpëtohen 14 turistë francezë e gjermanë të bllokuar në Kanionin e Langaricës
- VLEN: BDI në krizë të thellë politike, nuk është më parti por një biznes privat i disa personave
- Revolucioni i ri i Apple: Një sistem operativ që do të ndryshojë gjithçka