Prej disa ditësh situata politike është e tensionuar, që pas përplasjes që ka krijuar reforma në drejtësi. Pas përplasjes mes Ambasadorit Lu dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla, ambasada e SHBA-së mëngjesin e sotëm ka bërë një thirrje.
Përmes një letre të bërë publike në facebook, ambasada ju drejtohet shqiptarëve, anëtarëve të shoqërisë civile që të aplikojnë për tu bërë pjesë e institucioneve për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.
“U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vettingut”, thuhet në thirrjen e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Ky është reagimi i radhë i ambasadës amerikane pas konfliktit publik me Prokurorinë e Pëgjithshme për emërimin e anëtarëve të KED-së.
Për herë të parë, kryediplomati amerikan tha publikisht me zë se kryeprokurori për më shumë se 18 muaj ka kundërshtuar reformimin e sistemit gjyqësor.
Kaq mjaftoi, që si rrallë herë, Llalla të sulmojë po publikisht Lu-në, duke thënë se ky sulm jo diplomatik- siç ai e cilësoi- vijon prej dy vitesh, dhe fsheh pas tij interesa personale të ambasadorit.
4 shkut 2017 (gazeta-Shqip.com)