EVN Maqedoni përmes një komunikate me shkrim në gjuhën maqedonase ka akuzuar organizatorët e protestës së sotme në Tetovë duke i quajtur manipulues dhe mashtrues, transmeton Tetova1.
Sipas kësaj kumtese të EVN-së, ajo nuk ka asnjë faj për atë se pse qytetarëve të Maqedonisë po i vinë faturat e larta dhe aspak nuk është e brengosur për këtë fakt.
Nga EVN Maqedoni thuan se nuk ka nevojë për organizimin e protestave të reja.
“Qytetarët që sot protestuan në Tetovë nuk kanë dërguar kërkesa zyrtare se për çka janë duke protestuar, vetëm paralajmëruan se këtë gjë do ta bëjnë edhe ditëve në vijim. Ajo që si kërkesë u përmend në medie janë lartësia e çmimit të energjisë elektrike dhe çmimi i kyçjes së re, të cilat nuk i cakton EVN por trupat rregullator. Kur jemi deri te fuqia ajo tashmë nuk gjendet në faturat e energjisë elektrike, ndërsa për kërkesat që faturat të janë në gjuhën shqipe, i informojnë qytetarët se EVN Maqedoni prej më shumë se pesë vite faturat i jep edhe në gjuhën shqipe për secilin shfrytëzues që dërgon kërkesë. Për të gjitha kërkesat individuale, EVN ngel e hapur për bisedime dhe tejkalimin e të gjitha keqkuptimeve. Nuk ka nevojë nga protesta dhe theksojmë se organizatorët e këtyre protestave janë ish të punësuar në EVN për të cilët vet shfrytëzuesit kanë ngritur padi për manipulime dhe mashtrime”, deklaruan nga EVN Maqedoni.