
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë do të ngrejë padi kundër ministrave të VMRO-DPMNE-së që kanë fituar mandate deputetësh për shkelje të Kodit Zgjedhor. Kjo pasi funksioni deputet dhe ai i ministrit janë funksione që nuk guxojnë të ushtrohen bashkërisht. Sipas Zëdhënësit të LSDM-së Petre Shilegov, deputetët e VMRO-DPMNE-së Emil Dimitriev, Nikolla Popovski, Nikolla Todorov dhe Elizabeta Kançevska Milevska qëllimisht i kanë ushtruar të dy funksionet paralelisht, edhe pse kanë qenë të vetdijshëm se po e keqpërdorin funksionin e tyre. LSDM shpreson që Prokuroria do të veprojë drejtë dhe në kohë për paditë e tyre.
“LSDM ngren padi kundër Emil Dimitrievit, Nikolla Popovskit, Nikolla Todorovit dhe Elizabeta Kançevska Milevskës për shkak të shkeljes së Kodit Zgjedhor ku qartë theksohet se funksioni deputet është i papërshtatshëm m3 atë të ministrit dhe se në ditën kur verifikohet mandati për deputet, mandati ministror mbaron me ligj. Antarët e VMRO-DPMNE-së qëllimisht dhe në vazhdimsi po e mbajnë funksionin e ministrit bashkë me atë të deputetit duke e keqpërdorur pozitën dhe autorizimin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. /SHENJA/