Në mesin e një konflikti politiko-institucional, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një status në profilin e tij në “Facebook”, ku tregon se gruaja e Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, është marrë peng dhe është shoqëruar në kundërshtim me ligjin nga forcat e policisë. Sipas Berishës, kjo është një hakmarrje e pastër për deklaratat e Kokës ndaj ministrit Tahiri dhe policisë
Postimi i Berishës
Fol po deshe Lefter!!
Se une jam Edvin Shullazi!
Te marrim hanemin peng!
Te dashur miq, vetem 5-6 dite pas deklaratave bomb te ministrit Koka per lidhjet e policise dhe qeverise me krimin, te cilit Rama iu pergjigj me shprehjen “qente le te lehin karvani shkon perpara”, dje mbasdite policia shoqeroi ne kundershtim me cdo ligj, pra mori peng Lefter hanemin. Tani, e kishin per ti thyer turinjte Lefterit apo per te zbatuar porosine e tyre, per te cilen Petrit Vasili, paralajmeroi deputetet apo per te dyja kete gjejeni vet?! sb
3 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)