
Më 20 janar bota u zgjua ndryshe – Donald Trump – presidenti i 45-të i SHBA-ve. Ky lajm e ka intriguar edhe numrin 70-të të revistës Shenja. Për fenomenin Trump në këtë numër kemi sjellë shkrime anekënd globit: Fareed Zakaria nga SHBA, Roman Dobrokhotov nga Rusia, Ulrich Ficthner nga Gjermania, Fahrettin Altun nga Turqia dhe Zha Daojiong nga Kina.
Në këtë temë vjen edhe një intervistë nga ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Nikola Dimitrov. Por, për fenomenin Trump dhe relacionet me shqiptarët me shkrimet e tyre paraqiten Rizvan Sulejmani, Milazim Krasniqi, Abdi Baleta, Abdylmenaf Bexheti, Xhelal Neziri, Blerta Goxha e Agim Jonuz.
Analizat mujore të aktualitetit politik vijnë nga Sefer Tahiri, Agim Baçi dhe Celo Hoxha, ekonomia nga Ornela Memushi, Lulzim Beqiri dhe Mustafë Kadriaj, bota nga Muhamed Jashari, esetë – si rëndom – nga Metin Izeti, Ervn Hatibi dhe Nuredin Nazarko, ndërsa historia nga Qerim Lita e arti nga Mixhait Pollozhani.
Kultura përfaqësohet nga Refik Gërbeshi, Lindita Kadriu dhe Anila Limani, libri dhe idetë librore nga Ali Pajaziti e Ardian Gola, ndërsa sporti nga Faton Zylbehari.
Shenja godet në shenjë