LSDM po punon në gjetjen e zgjedhjes e cila do të sjellë formim të shpejtë dhe efikas të Qeverisë, e cila do ti tejkaloj problemet në Maqedoni, ka thënë sot zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov.
“Kemi thënë se Gjorge Ivanov e ka shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe për këtë ai ka përgjegjësi. Ivanov nuk ka të drejtë politikisht të diskriminoj. Ivanov ja dha mandatin Nikolla Gruevskit pa i kërkuar nënshkrim prej 61 deputetëve dhe pa vendosur kushte për programin. Që këtu, ai nuk ka të drejtë ta kërkoj këtë nga kryetari Zaev. Kjo shkelje e Kushtetutës nuk duhet lejuar ndërsa duhet përgjigjur për këtë shkelje. Me sjelljen e tij Ivanov në këtë rast, si dhe në rastin me abolimin, qartë po vendoset në mbrojtje të krimit të Nikolla Gruevskit. Me këtë Ivanov po vë në rrezik qytetarët dhe shtetin”, ka thënë zëdhënësi Shilegov.