Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se Maqedonisë i duhet një Qeveri stabile e cila do t’ju qaset sa më shpejtë reformave të nevojshme dhe rrugës euroatlantike. Zaev edhe një herë i ka kërkuar presidentit Ivanov që t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, duke i apeluar kreut të shtetit që të mos humb më shumë kohë. “Maqedonia patjetër të ecë përpara. Nga zgjedhjet e fundit është I qartë vullneti i qytetarëve për ndryshime. Prandaj kërkuam nga presidenti Gjorgji Ivanov, qytetarët dhe Maqedonia të mos humbin kohë më shumë, të veprojë sipas Kushtetutës dhe të ma ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Ne presim që të formojmë shumicë të re parlamentare, me çka do të sigurojmë Qeveri stabile reformatore, siç vendosën qytetarët, ka thënë Zaev”, njoftuan nga LSDM.
Data 18.08.2025
Aktuale
- Siljanovska-Davkova: Bllokimi i integrimit evropian paraqet rrezik serioz për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme në Maqedoni
- Bajrami: Qeveria Kurti, një trashëgimi e zbrazët investimesh
- “U vra, mos e kërkoni”- Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj! Mesazhi që mori familja, ja personi që takoi për herë të fundit
- Reagimi i Shpejt për Lirinë e Medias: Të ndërpritet menjëherë bllokada e ndërtesës së Focus Media Group! Të respektohet mbrojtja e burimeve të gazetarëve
- DPHM: Nesër priten reshje të rrëmbyeshme, nga e mërkura deri të premten mot i qëndrueshëm
- VLEN: BDI, pronë e oligarkëve të rinj
- Nga e marta deri të premten, dezinsektim tokësor kundër mushkonjave në Shkup