Kryetari i Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, përndryshe djali i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Amdi Bajrami, në Komisionin për parandalim të korrupsionit ka paraqitur se në pronësi nuk posedon asgjë, ndërkaq jeton me prindërit në një shtëpi 100 metra katror.
Djali kryetar komune dhe babai disa vjet deputet, “nuk kanë kursyer asnjë denarë”, ndërkaq Komisioni Antikorrupsion, në vend që t’i kontrollojë listat pronësore, e njëjta vetëm i përshkruan.