Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nëpër fushëgropa të caktuara me vranësira të ulëta dhe paraqitje të mjegullave veçanërisht paradite. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në malet më të larta borë të dobët.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në një, ndërsa e ditës prej katër deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira mesatare me mjegulla të dobëta paradite. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus katër, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në gjashtë gradë Celsius.
Edhe të premten do të ketë kushte për shi të dobët lokal në pjesët perëndimore, ndërsa të shtunën dhe të dielën në më shumë vende priten reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet mesatar. Në malet më të larta reshjet do të jenë të borës. Temperatura do të ketë tendencë të rritjes së mëtejme gjë që do të shkaktojë shkrirje të shtresës së borës.