Çfarë ndodhi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti?! Si reteroi nga qëndrimi i tij për mosnjohje të presidentit të shtetit, Gjorgje Ivanov?! Këto ishin pyetjet të cilët u parashtruan sot nga qindra qytetarë e opinionistë në rrjetet sociale, pas takimit të Ahmetit me presidentin Ivanov.
Kujtojmë se BDI në krye me Ali Ahmetin i bojkotuan zgjedhjet e fundit presidenciale me ç‘rast si president u zgjodh kandidati i VMRO-DPMNE-së, Gjorgje Ivanov. Pas përzgjedhjes së Ivanov, Ahmeti thoshte se nuk e njeh si kryetar shteti Ivanovin meqë i njëjti është president i zgjedhur vetëm nga VMRO-DPMNE. Si pasojë e bojkotimit të zgjedhjeve presidenciale nga BDI, dhe në mungesë të votave nga elektorati i tyre, që me shumë gjasë do shkonin për kandidatin tjetër nga rradhët e LSDM-së, profesorin universitar, Stevo Pendarovski, meqë ky i fundit në opinion e më gjërë shquhet si mik i afërt me shqiptarët, president shteti u zgjodh Gjorgje Ivanov.
E tani i njëjti gëlltiti fjalët e tij duke iu përkulur presidentit Ivanov.
Sipas anëtarit të Kryesisë Qendrore të RDK-së, Vigjilent Leka takimi i Ahmetit dhe Ivanov ishte një takim i dy miqve të vjetër, me ideal të njëjtë. Më tutje Leka shtoi se ai që më së paku ka drejtë të bëj thirrje për kontestim është Ali Ahmeti sepse siç e dimë ai dhe partia e tij i dhanë mandatin e parë Ivanovit si president.
“Kjo është në kuadër të parimit të përgjithshëm të BDI-së, se ata nuk kanë asnjë parim në politikën e tyre, përveç interesit tq grupimit të tyre mafiozo-batakçi. Për ata të gjitha gjërat janë njësoj dhe “lëpijnë” edhe gjërat që “i kanë pështyrë” publikisht , ata janë edhe shqiptarët me te medhenj edhe me shka se shkijet, edhe me të moralshmit edhe të zënit përfundi, edhe gjoja euro-integrues e stabilizues edhe mafiozë e platformenënshkrues, edhe hidhja edhe futja. Në fund të fundit secili mund ta kontestojë Ivanovin si president përveç BDI-së. Ata vendosën një precedent të demshëm për shqiptarët kur e njohën Ivanovin si President legjitim në mandatin e parë 2009-2014 kur ai nuk mori votat e shqiptarëve, megjithëse BDI-ja dhe vet kryetari i saj Ali Ahmeti bëri thirrje për ta votuar ne raundin e dytë. Prandaj ata nuk mund të ja mohojnë legjitimitetin në mandatin e dytë kur Ivanovi ka marrë më shumë vota nga shqiptarëët se në mandatin e parë kur ata e njohën, ndërkohë që të gjithë të tjerët mund ta kontestojnë legjitimitetin aktual të Ivanovit. Ahmeti me Ivanovin janë takuar si miq të vjetër të të njejtit ideal”, deklaroi Vigjilent Leka, anëtar i kryesisë qëndrorë të RDK-së.
Ndërsa politikologu, Muhamed Jashari ka vënë në dukje pasojat e politikës së gabuar të Ahmetit në drejtim të mosnjohjes së presidentit të shtetit. Këtu më së shumti, sipas Jasharit kanë pësuar përfaqësuesit diplomatik shqiptar.
“Në disa shtete (9 Nëse nuk gaboj) Maqedonia duhej të kishte përfaqesues diplomatik shqiptar. I gjithë ky mospërfaqësim erdhi me pretekstin se nuk e njohim presidentin si “legjitim” dhe rrjedhimisht kuadri shqiptar në diplomaci ka vite që nuk ka mund të marrë letrat akreditive nga presidenti i shtetit. Ata që u zotuan për Integrimin Evropian, nga gjithsej 28 shtete anëtare të UE-së, vetëm në një shtet, përfaqësuesi diplomatik i rangut më lartë “Ambasador” është shqiptar.
Ja çfarë i bëri “presidenti konsesual” diplomatëve, dhe perfaqësuesve shqiptarë në diplomacinë e RM-së”, kështu ka shkruar në rrjetin social facebook, politikologu Muhamed Jashari./Almakos.