VMRO-DPMNE ka falënderuar Ambasadën e SHBA-së për përgjigjen. Sipas tyre kjo përgjigje është e shkurtë dhe e qartë dhe tregon gjithçka.
“Është e dukshme se nuk ka vërtetim se bëhet fjalë për qëndrim zyrtar dhe sugjestion të administratës së re në Uashington se nuk duhet të ketë zgjedhje të reja, gjegjësisht se partitë në përbërje të tanishme duhet të bisedojnë për formimin e Qeverisë së ardhshme”, qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Më herët gjatë ditës nga Ambasada e SHBA-së u përgjigjën shkurt se “nuk kanë çfarë të shtojnë përveç asaj që e kanë thënë”.