Ka zgjatur rreth 45 minuta takimi mes dy krerëve të koalicionit qeverisës Rama-Meta në Kryesinë e Kuvendit. Pas shkarkimit të ministrit Manjani dhe replikave ndaj njëri-tjetrit mbi numrin e mandateve të mundshme për zgjedhjet e qershorit që vjen, kryeministri ka shkuar sërish në zyrën e kreut të Kuvendit.
Takimi ka nisur rreth orës 11:00 dhe në qendër të diskutimit mendohet se është situata e fundit politike, pas shkarkimit të ministrit të drejtësisë Ylli Manjani.
Një ditë më parë, kyeparlamentari Meta tha në një bashkëbisedim me gazetarët se nëse Rama dhe koalicioni i tij bëjnë 71 mandate, LSI del menjëherë në opozitë. Sinjal që është vlerësuar edhe nga Rama, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, mësohet të ketë thënë se foca politike që ai drejton mund të sigurojë mandate të mjaftueshme për të qeverisur vendin edhe pa LSI-në.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)