Emigrantët e ndaluar, të cilët gjatë vitit 2016 kanë qëndruar në Qendrën e pranimit për të huaj në Shkup (QPHSH), në mungesë të shujtave të rregullta të ushqimit nga institucionet kompetente, kanë qenë të detyruar që njëherë brenda javës ushqimin ta blejnë nga ana e nëpunësve policor.
Ky informacion dhe shumë të dhëna tjera janë përfshi në raportin vjetor të Shoqatës së juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM), sipas të cilëve, personave të ndaluar në këtë qendër shpesh herë janë ankuar se nuk furnizohen me ushqim të rregullt, gjegjësisht shujtat që përbehen prej konservave dhe bukës ju jepen një apo dy herë brenda ditës.