Formimi i Qeverisë politike sa më e zgjeruar që është e mundur ka të bëjë me nevojën për të pasur konsensus të gjerë politik dhe koalicion të gjerë, me çka vendi do të mund të përballet në mënyrë efikase me shumë sfidat të cilat pasojnë, ka thënë zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq në përgjigjen e saj ndaj VMRO-DPMNE-së.
Në njoftimin, Kocijançiq thotë se zbatimi i reformave urgjente, Marrëveshja e Përzhinos dhe zgjedhja e çështjeve bilaterale kërkon përkushtim të fuqishëm nga të gjitha partitë.
“Të gjithë partitë e mëdha janë të pajtimit për agjendën reformuese të BE-së dhe pajtohen se rruga drejt BE-së është qëllim strategjik i vendit. Nëse ata punojnë sëbashku drejt këtij qëllimi të përbashkët, do të kenë defakto shumicë kushtetuese që është me rëndësi për rrugën euroatlantike të vendit. Dhe për këtë, BE përshëndet përpjekjet e presidentit Ivanov të takohet dhe të kyç në proces të gjithë partitë politike”, thuhet në komunikatën e zëdhënëse së KE-së, Maja Kocijançiq, përcjell “SHENJA”.
Përndryshe dje nga VMRO-DPMNE pyetën publikisht Brukselin dhe kërkuan shpjegim në bazë të cilës pjesë të Kushtetutës së Maqedonisë, BE pret Presidenti Ivanov të përcaktoj lideri për formimin e “një qeverie sa më e gjërë e mundshme”